Sëmuret Rita Ora, anulon edhe koncertin (Foto)
Ka më shumë se një javë prej kur Rita Ora ka nisur turneun e ri evropian.
Ajo e filloi shumë mirë këtë turne, pasi kishte shumë interesim nga fansat për ta ndjekur nga afër çdo koncert të saj, shkruan lajmi.net.
Por, mbrëmë me rekomandim të mjekut ajo është detyruar ta ndërpres koncertin e paraparë të mbahet në Bristol.
Përmes një njoftimi që lëshoi në rrjete sociale, Rita tregoi se mjeku e ka këshilluar ta anulojë koncertin për shkak të problemeve me zërin.
Duke shprehur keqardhje për gjithë ata që kanë pritur që ta dëgjojnë këngëtaren mbrëmë, ajo njoftoi për datën se kur do ta mbajë koncertin e shtyer.
“Po e shtyjë datën për 29 maj, e urrej që duhet ta bëj këtë”, ka shkruar ndër të tjera Rita.
https://www.instagram.com/p/Bi9r31MnJtB/?taken-by=ritaora



