Drita nuk ka vetëm 100 ‘ushtarë’ pas vetës, ‘Intelektualët’ pushtojnë Pejën (Foto)

Drita nuk ka vetëm 100 ‘ushtarë’ pas vetës, ‘Intelektualët’ pushtojnë Pejën (Foto)

Edhe pak minuta na ndajnë nga ndeshja e vitit në futbollin kosovar ndërmjet Prishtinës dhe Dritës

Prishtina dhe Drita do të luftojnë në fushë, ndërsa në tribuna do të përkujdesën për atmosferë elektrizuese tifozët e të dy skuadrave, ‘Plisat’ dhe ‘Intelektualët’, raporton Periskopi.

Plisat janë në numër më të madh pasi Prishtina është nikoqire e këtij takimi, derisa Dritës i janë ndarë vetëm 100 bileta.

100 tifozët e Dritës që tashmë janë në stadium, të gjithë këta kanë veshje të një ushtari.

Por, nuk janë vetëm 100 ‘ushtarë’ që përkrahin Dritën pasi jashtë stadiumit janë qindra ‘Intelektualë’ të tjerë që nga jashtë do ta përkrahin skuadrën e zemrës. /Periskopi/

Fotografia e Gazeta OLLE

Shpërndaje në: