Shqiptarët e famshëm që morën pjesë në dasmën mbretërore?

Shqiptarët e famshëm që morën pjesë në dasmën mbretërore?

Mbrëmë (e shtunë) Princi Harry dhe Meghan Markle i dhanë fund beqarisë, duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë. Dasma mbretërore e mbajtur në Kështjellën Wisdor, ka mirëpritur mijëra njerëz, të cilët kanë parë nga afër çiftin e sapomartuar.

Duket se prezent në oborrin gjigant të kështjellës kanë qenë edhe disa shqiptarë.

Motrat e famshme blogere, Lori dhe Sara Hoxha, njëherësh trashëgimtaret e Top Medias, kanë publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi, të realizuar në kështjellën Wisdor.

” Meghan po të presim”, ka shkruar Lori në mbishkrimin e fotografisë, duke bërë të ditur kështu se ajo dhe motra e saj kanë qenë pjesë e tribunës që kanë ndjekur nga afër dasmën e princit.

Por, motrat Hoxha nuk janë të vetmet, pasi edhe këngëtarja e njohur labe, Poni, ka shkruar në Britaninë e Madhe gjithashtu.

Ajo ka publikuar një fotografi dhe video në rrjetin social Instagram, ku ka treguar se sot ndodhet në Pallatin e Buckinghamit, së bashku me kolegun e saj, Shkumbin Ismaili.

Nuk dihet nëse arsyeja e vizitës së tyre ka qenë dëshira për të parë kthimin e çiftit në Pallatin Mbretëror, por sido që të jetë, duket se në tribunën e dasmës mbretërore nuk kanë munguar edhe shqiptarët.

Përndryshe, dasma mbretërore është zhvilluar paradite në kishë gjatë betimit, dhe më pas në një ceremoni me 350 të ftuar specialë.

https://www.instagram.com/p/Bi9GFWUhrs_/?taken-by=lorihoxha

Shpërndaje në: