Trajneri Dritës: Me plotë meritë jemi kampion
Bekim Isufi ka thënë se skuadra e tij me plotë meritë është shpallur kampione e Vala Superligës
Drita sot fitoi titullin e dytë në histori të klubit, derisa Bekim Isufi e fiton titullin edhe si lojtar edhe si trajner me klubin nga Gjilani, transmeton Periskopi.
“Janë emocionet e para, janë emocione të përziera, unë ndihem shumë i kënqur, ,mendoj që Drita e ka meritu të shpallet kampione, por të mos harrojmë se të gjitha ekipet kanë bërë konkurrencë,” ka thënë Isufi.
Isufi tregon se për Dritën ka qenë më lehtë kur Prishtina mbeti me një lojtar më pak kur Curri u përjashtua në minutën e 32-të.
“Jemi përgatitur për këtë ndeshje, kemi qenë të vetdijshëm që Prishtina mund të luajë edhe me dy sulmues, kur u largua Curri ishte më e lehtë për neve,”. /Periskopi/




