Mirel Josa: Lojtarët e mi menduan që nuk ekziston pjesa e dytë
Mirel Josa ka uruar skuadrën e Dritës, ndërsa ka zbulur arsyen se pse Prishtina nuk ishte efektive sot
Prishtina e përfundoi sezonin si nënkampione derisa Drita feston titullin e kampionit për herë të dytë në histori të klubit, transmeton Periskopi.
“E kam thënë edhe para ndeshjes, si skuadër duhet të ishim të qetë, duhet ta kishim lojën në kontroll, e dimë kualitetin e Dritës,” ka thënë Josa pas ndeshjes.
“Mendoj që lojtarët e mi nuk menduan që kishin pjesë të dytë, u shqtësuan shumë dhe nuk ruajtën gjakftohtësi, neve na u prishën ekuilibrat me kartonin e kuq.

“Drita e meritoi, mori rezultatin që kërkonte dhe thamë që kishte opsione shumë të mëdha, ne gabimet i kemi bërë në ndeshjet tjera,”. /Periskopi/



