Drita kampione, ky është reagimi i kryetarit të Gjilanit (Foto)

Drita kampione, ky është reagimi i kryetarit të Gjilanit (Foto)

Lutfi Haziri është shumë i kënqur që skuadra nga Gjilani është shpallur kampione e Vala Superligës

Drita përfundoi kampionatin në vendin e parë me 67 pikë, tre më shumë se Prishtina, ndërsa nuk ka pësuar humbje në 29 ndeshjet e fundit, transmeton Periskopi.

“Po. Ne jemi kampiona. Urime lojtarëve për angazhimin e pashoq, pronarëve të Dritës dhe Intelektualëve për mbështetjen e jashtëzakonshme. Shihemi në Champions League!,” thuhet në postimin e Hazirit në Facebook. /Periskopi/

Shpërndaje në: