Kitara elektrike e rokerit të madh shitet për gjysmë milioni

Kitara elektrike e rokerit të madh shitet për gjysmë milioni

Një kitarë elektrike që luajti rolin kyc në evolucionin artistik të Bob Dylan nga muzika popullore në atë rok u shit dje për gjysmë milioni në ankand.

Kitara, një Fender Telecaster e vitit 1965 që i përkiste Robbie Robertson, kitaristi i Bob Dylan, u përdor si nga Dylan ashtu dhe nga Eric Clapton dhe George Harrison”, njoftoi shtëpia e ankandeve “Julien” që organizoi shitjen.

Fillimisht cmimi për shitje ishte 400 mijë dollarë, por vlera arriti në gjysmë milioni.

Mes kitarave të tjera të njohura të shitura në ankandin dedikuar ikonave të muzikës bënin pjesë kitara e parë elektrike e George Harrison, një Hofner Club 40, shitur për 430 000 dollarë dhe një kitarë e Fender Telecaster me dru rozë e prodhuar për Elvis Presley në vitin 1968, vlerësuar 115 200 dollarë.

Shpërndaje në: