A po arrihet marrëveshja për meçin Klitschko-Joshua?

A po arrihet marrëveshja për meçin Klitschko-Joshua?

Bisedimet e bokserëve janë afër përfundimit , përballja do zhvillohet me 10 dhjetor raporton Daily Telegraph.

Joseph Parker ishte kandidati kryesor për t’u përballur me Joshuan për titull të botës, por pas ngjarjëve të Tyson Fury kanë ndryshuar gjërat pasi anglezi u tërhoqë nga përballja me ukrainasin, Klitschko.

Tyson Furyt, i cili ishte dashur që të mbrojë titujt e botës kundër Klitschkos, ditë më parë edhe zyrtarisht i janë marr titujt e kampionit për shkak të problemeve që kishte me kokainë.

Agjenti i Anthony Joshua, Eddie Hearn mendohet se do të bëjë zyrtare përballjen që pritet të mbahet në Manchester Arena. /Periskopi.com

Shpërndaje në: