Fustani i shtrenjtë që Bebe Rexha ka veshur në Billboard Music Awards (Foto)
‘Billboard Music Awards’ 2018 mblodhi shumë yje të njohura. E në mesin e shumë figurave të njohura, prezente ishte dhe këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha.
E veshur me fustan të gjatë të zi, i cili karakteristikë kishte penda tek pjesa e krahëve, e rregulluar deri në detaj, Bebe Rexha u shfaq e mrekullueshme teksa po kalonte në tapetin e kuq.Fustani i saj ishte ni dizejnuar nga Christian Siriano, i cili kapte çmimin prej 6510 dollarësh.
Pjesë e këtij eventi ishte dhe këngëtarja me prejardhje shqiptare, Dua Lipa e cila dhe performoi një nga hitet e saj “New Rules” ku elektrizoi skenën e Billboard Music Awards.
Por, dy shqiptaret kishin realizuar dhe një fotografi përkrah njëra-tjetrës, duke ua mbyllur gojën një herë e mirë të gjithëve sa i përket raportit mes tyre.
https://www.instagram.com/p/BjBGHYgnTBH/?taken-by=whattheywearin




