Publikohet biografia e Megan Markle, nuk shkruhet asnjë fjalë për karrierën si aktore

Publikohet biografia e Megan Markle, nuk shkruhet asnjë fjalë për karrierën si aktore

Në biografinë e botuar për Megan Markle, pas martesës me princin britanik Harry, është shkruar për angazhimin e Markle në problemet dhe çështjet sociale, shkruan AP, transmeton Periskopi.

Veçanërisht ne biografi theksohet fakti se ajo si vajzë 11 vjeçare ka reaguar ndaj gjuhës seksiste që kishte përdorur një kompani e detergjentit për larje të enëve.

Në biografinë për të renditet edhe fjalia “ Jam krenare që jam femër dhe feministe”, raporton Periskopi.

Por ajo që nuk është përmendur në këtë biografi është angazhimi i Megan Markle në serinë televizive amerikane “Sweets’ për shtatë vite me radhë./Periskopi/

Shpërndaje në: