U fol shumë për këtë detaj të Meghan tek dasma, por Anjeza Shahini e bëri para saj

U fol shumë për këtë detaj të Meghan tek dasma, por Anjeza Shahini e bëri para saj

Ditë më parë Princ Harry dhe Meghan Markle u kurorëzuan në martesë me një ceremoni që e ndoqi e gjithë bota e që u komentua shumë në media. Siç ndodh në çdo dasmë, nusja merr më së shumti vëmendjen dhe kështu ndodhi me Meghan.

Dukesha e Sussex kishte zgjedhur një fustan shumë të thjeshtë dhe po ashtu një pamje të thjeshtë pa makeup, ndryshe nga sa jemi mësuar që nuset të zbukurohen sa më shumë.

U komentua shumë fakti që Meghan nuk kishte vendosur makeup, mirëpo këtë gjë e ka bërë më parë edhe këngëtarja shqiptare Anjeza Shahini në dasmën e saj.

Ka qenë Olta Boka që na ka rikthyer 3 vite më parë në dasmën e Anjezës duke postuar një foto krahasuese.

“Gjeni ndryshimin. Sa avantgarde që je mi goc”, shkruan Olta për Anjezën.

Por jo vetëm grimi, edhe Anjeza në dasmën e saj vendosi të zgjidhte një fustan të thjesht, me supet jashtë, ashtu si Meghan.

 

Shpërndaje në: