Carlo Ancelotti pajtohet që t’i bashkohet klubit të njohur evropian
Carlo Ancelotti është pajtuar që t’i bashkohet Napolit në një kontratë dy-vjeçare
Gazeta italiane ‘Corriere dello Sport’ ka zbuluar se Ancelotti ka ‘nënshkruar’ me Napolin një kontratë dy-vjeçare pas takimit që kishte me Aurelio De Laurentis të martën, transmeton Periskopi.
Madje kjo gazetë ka zbuluar edhe pagën e teknikut italian e cila do të jetë 6.5 milionë euro në vit.
Për Ancelottin do të ishte puna e parë në Itali që nga viti 2009 kur u largua nga Milani, skuadër me të cilën kishte fituar dy herë Ligën e Kampionëve. /Periskopi/



