Wenger ka refuzuar Real Madridin tri herë dhe i kishte thënë ‘JO’ kombëtares së njohur

Wenger ka refuzuar Real Madridin tri herë dhe i kishte thënë ‘JO’ kombëtares së njohur

Arsene Wenger ka zbuluar se ka refuzuar dy oferta të mëdha gjatë periudhës 22-vjeçare si trajner i Arsenalit

Tekniku francez e kishte refuzuar Real Madridin në dy apo tre raste, derisa i kishte thënë jo edhe kombëtares angleze, transmeton Periskopi.

“Real Madridin e kam refuzuar në dy apo tre raste. Është njëri nga ekipet që e kam dashur kur kam qenë fëmijë. E kam ndjerë që ka qenë një periudhë e ndjeshme për Arsenalin,” ka thënë Wenger.

“Ju gjithmonë do të donit që të shkonit te Real Madrid pasi ata më ofruan që të merrja kontrollin e tërë klubit.

“Në fund të ditës, i thashë  ‘JO’. Unë kam refuzuar shumë klube. Në fund të ditës unë isha i lumtur se ku isha.

Trajneri legjendar i Arsenalit ka refuzuar edhe ofertën e ‘Tre Luanëve’.

“Unë kam thënë gjithmonë se duhet një anglez që ta udhëheq skuadrën kombëtare të Anglisë. Është një vend me futboll shumë të zhvilluar dhe ka trajner të mirë këtu,” përfundoi francezi./Periskopi/

Shpërndaje në: