Mourinho: Taylor do të ketë vështirë të kontrollojë derbin

Mourinho: Taylor do të ketë vështirë të kontrollojë derbin

Fansat e Liverpool dhe shumë analist të fubtollit e kanë kritikuar këtë vendim për shkak se gjyqtari Taylor jeton vetëm 6 kilometra larg Old Trafford.

Mourinho në konferencën para ndeshjes ka folur rreth kësaj çështje duke thënë se do të jetë shumë vështirë për gjyqtarin Taylor.

“Taylor është një gjyqtar shumë i mirë por mendoj se dikush me qëllim e ka caktuar sa që e ka futur në një presion shumë të madh që vështirë do të jep më të miren në ndeshje”, tha Mourinho.

Mourinho ishte i kujdeshëm në konferencë pasi disa herë në të kaluarën ishte dënuar nga federata për deklaratat e tij.

Liverpool-Manchester United do të luhet të hënën nga ora 21:00 në Anfield  Road. /Periskopi.comtaylor

Shpërndaje në: