Zbulohet arsyeja kryesore pse Franca nuk e ftoi yllin e saj në Kupën e Botës

Zbulohet arsyeja kryesore pse Franca nuk e ftoi yllin e saj në Kupën e Botës

Federata e Futbollit të Francës ka dhënë një deklaratë lidhur me atë se si Adrien Rabiot u la jashtë kombëtares për Kupën e Botës

Franca tashmë ka publikuar 23 lojtarët që do të jenë pjesë e Kupës së Botës dhe aty nuk figurojnë emrat e disa lojtarëve të mëdhenj, në mesin e tyre as ai i yllit të PSG, transmeton Periskopi.

23-vjeçari nuk ka pranuar që të jetë pjesë e listës rezervë të Francës dhe kjo pritet që atij t’i kushtojë shumë edhe në të ardhmen.

“Adrien Rabiot është një lojtar me cilësi të lartë dhe një djalë i dashur, i cili gjithmonë ka sjellë mirë në përzgjedhjet kombëtare, ku ai ka evoluar”, thuhet në deklaratën e Federatës së Futbollit të Francës.

“Prandaj reagimi i tij është shumë befasues. Zhgënjimi i tij nuk lejon që ai të heqë dorë dhe të mos i shërbejë kombëtares.

“Për të qenë pjesë e kolektivit të skuadrës kombëtare të Francës, të jetë ndër tridhjetë lojtarët më të mirë francezë, është një shans dhe një privilegj në karrierën e një lojtari.

“Adrien bëri një vendim të keq,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: