Facebook-u po iu kërkon përdoruesve që t’i dërgojnë fotografi cullak
Facebook-u po iu kërkon përdoruesve britanikë që t’i dërgojnë fotot e tyre cullaknë rrjetin social, në mënyrë që ta ndalin pornon ‘hakmarrëse’
Nëse brengoseni që një fotografi e juaja do të shpërndahej nga dikush tjetër, ideja e Facebook-ut është që ajo të bllokohet para se të paraqitet online, shkruan BBC, raporton Periskopi.
Teknologji e ngjashme përdoret për të provuar ndalimin e shpërndarjes së imazheve me abuzimin e fëmijëve.
Facebook-u ka qenë duke e testuar sistemin në Australi dhe po e shpërndan atë në MB, ShBA, dhe Kanadë.
Një zëdhënës i tha Newsbeat-it se kjo ide është e hapur edhe në Mbretëri të Bashkuar tash.
Facebook-u nuk ka zbuluar ndonjë detaj rreth asaj sesi funksionoi kjo gjë në Australi – por qartësisht, ideja kërkon një masë të madhe besimi te Facebook-u.
A do t’i dërgonit fotografi eksplicite nga aspekti seksual të vetes suaj te Facebook-u? /Periskopi



