Thaçit ia merr mendja se luan mirë futboll, shënon gol nga 5 metra largësi (Video)

Thaçit ia merr mendja se luan mirë futboll, shënon gol nga 5 metra largësi (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një video disa sekondëshe në Facebook, për të shfaqur aftësitë e tij në futboll, raporton Periskopi.

Në video e publikuar, presidenti shihet teksa shënon gol në një fushë të vogël futbolli.

Ai ka treguar se po shijon çaste të këndshme rekreative me kolegë nga Presidenca e miq tjerë.

Thaçi shkruan se këto çaste po i shijon në prag të finales së madhe Liverpool-Real Madrid dhe ceremonisë së hapjes nga këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa.

“Në prag të finales së madhe Liverpool-Real Madrid dhe ceremonisë së hapjes nga e jona Dua Lipa, duke shijuar çaste të këndshme rekreative me kolegë nga Presidenca dhe miq të tjerë. HTH”, shkruan Thaçi në mbishkrimin e videos së publikuar./Periskopi

Shpërndaje në: