Mozzik publikon fotografi të çuditshme: Po akuzohem për vrasje të hiteve
Reperi kosovar Mozzik së fundi po qëndron shumë në shtete të ndryshme.
Kjo për faktin se realizimin e shumë këngëve ka nisur jashtë Kosovës. Madje atë po e mban atje edhe dëshira për të qenë afër të dashurës së tij.
Mozzik të cilit iu fshi nga ‘Youtube’ një nga këngët më të dëgjuara për muaj me radhë, ‘Madam’ po vazhdon të krijojë këngë të reja.
Madje Mozzik së fundi ka thënë se vera nuk është e tij por i gjithë viti duke bërë shaka se akuzohet për vrasjen e hiteve.





