Pse janë në trend këngët ku portretizohen ‘katunarët’ (Video)

Pse janë në trend këngët ku portretizohen ‘katunarët’ (Video)

Para shumë vitesh, grupi Etnon kishte sjellur këngën ‘Baki i t’pestit kat’. Aty portretizohej një burrë që ka ardhë nga katuni në qytet dhe nuk arrinte të përshtatej shumë jetën ndryshe.

‘Bakin e të pestit kat e kam jaran edhe kojshi, po kulturë ka shumë pak, shpesh unë hjeki prej tij/ Je shqiptar shumë i egër me rrejtë e ka zanat, po prapë e kam jaran, Bakin e të pestit kat’.

Por kjo nuk ka qenë kënga e vetme, ku tentohet të portretizohen njerëzit që, sidomos në kohën e pasluftës, ia kanë mësyer më shumë qytetit (kryeqytetit më mirë). Dhe nuk ka qenë kënga e vetme, që në një farë forme kritikon dhe përqesh zakonet rurale.

Adelina Ismaili, me këngën ‘Kanagjegji’, kishte sjellur diçka të tillë, në ‘slengun’

“Ani mori çika, folni diçka, mamani zhagun, mamani bile zhagun…’

https://www.youtube.com/watch?v=aJxMQPrH8Sk

Adelina, edhe në projektin e fundit muzikor, ka sjellur një personazh të quajtur ‘T’iqja’ (Hatixhja).

Sa i përket tendencës për të personifikuar në këngë një karakter tjetër, edhe kjo këngë është kryevepër.

 

 

 

Shpërndaje në: