I shpëton trenit pak para se ta godasë, videoja bëhet virale
Një video virale është bërë e famshme në internet, kur një person i shpëton për pak goditjes së metros në Delhi të Indisë.
Treni i metros nuk ishte në lëvizje, por u nis përderisa personi po mundohej ta kalojë hekurudhën, duke mos përdorur kalimet e caktuara për këmbësore.
Treni niset, por ndalet pasi i afrohet personit i cili po ngjitej në anën tjetër të panelit, shkruan Periskopi.
Personi 21-vjeçar është identifikuar me emrinMayur Patel. /Periskopi/



