Mourinho mund të dënohet nga FA

Mourinho mund të dënohet nga FA

Mourihno e komentojë vendimin e federatës gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Liverpool.

Special One ishte pyetur nga gazetarët për mendimin e tij rreth caktimit të gjyqtarit që është nga qyteti Manchester.

‘Taylor është një gjyqtar shumë i mirë por mendoj se dikush me qëllim e ka caktuar sa që e ka futur në një presion shumë të madh që vështirë do të jep më të miren në ndeshje’, tha tekniku i “djajëve të kuqë”.

Anthony Taylor do të ndajë drejtësinë në derbin më të madh anglez, Liverpool-Manchester United.

Sezonin e kaluar, Mourinho ishte dënuar me 50 mijë funte dhe një ndeshje në tribuna për komentet rreth ndeshjes ‘Chelsea 1-3 Southampton’. /Persikopi.com

Shpërndaje në: