Aktori i famshëm do të këndojë bashkë me Era Istrefin këngën zyrtare të Botërorit Rusia 2018
Ylli i Hollywoodit Will Smith, do të performojë këngën zyrtare të Botërorit Rusia 2018, bashkë me këngëtaren amerikane Nicky Jam dhe yllin kosovar Era Istrefi
Kënga do të bëhet nga amerikani DJ Diplo, dhe do të publikohet të premten, njofton magazina Billboard, përcjell Periskopi.
Smithi, kishte bërë një postim në profilin e tij në Instagram ku shihej bashkë me Nicky Jam në mbishkrimin “One Life to Live. Live it Up. #WorldCup.” Postimi i tij ka marrë tashmë më shumë se 500 mijë pëlqime.
Ylli i filmit “Men in Black”, 49 vjeçari Smith, ka pasur sukses të madh në aktrim dhe muzikë në tri dekadat e fundit.
Nicky Jam është yll në zhanrin reggaeton, dhe është bërë shumë popullor në Amerikën Latine. Ai këndon në gjuhën spanjolle dhe atë angleze, dhe këngët e tij i kanë marrë më shumë se 1 miliardë shikime në YouTube.
Ylli kosovar Era Istrefi është përshkruar nga magazina si më pak e njohura nga kjo trio.



