Kievi, një qytet pa traditë për të pritur një finale të Champions League (Foto)

Kievi, një qytet pa traditë për të pritur një finale të Champions League (Foto)

Të shtunën luhet finalja e Champions League ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit në Kiev të Ukrainës

Kryeqyteti i Ukrainës do të jetë mikëpritës i ndeshjes më të rëndësishme të Champions Legaue, ndërsa shumë tifozë kanë hequr dorë për të shkuar atje shkaku i çmimeve të larta, transmeton Periskopi.

Një udhëtim nga aeroporti për në qendër të qytetit është për të parë kontrastin midis natyrës dhe vinçave.

Dhjetra blloqe të mëdha betoni ngrihen përtej 20 kateve dhe zhurma e punëve qëndron deri sa të arrini në Stadiumin Olimpik, vendi i finales.

Ndërkohë, mushkonjat sulmojnë ashpër turistët. Një përzierje e nxehtësisë dhe lagështisë, e cila është ajo që Kiev ka në këtë kohë.

Tre muaj më parë ju do të kërkonit një akomodim dhe një fluturim për një shumë të arsyeshme – rreth 700 euro për dy netë në një hotel të mirë, ndërsa me kalimin e kohës këto çmime janë rritur dhe janë bërë të pa përballueshme për tifozët.

Një shtrat i thjeshtë për ta kaluar natën në Kiev tre muaj më parë ka kushtuar 80 eruo, ndërsa sot kushton 800 euro.

Ka vetëm dy fluturime të drejtpërdrejta në ditë për në Kiev, një nga kryeqyteti i Spanjës dhe ndërsa asnjë nga Anglia.

Pas një udhëtimi në aeroplan, ju duhen edhe orë tjera për të arritur në qendër të qytetit, derisa trafiku rrugor është një kaos i vërtetë.

Kujtojmë që ishte ish-presidenti i UEFA-s Michel Platini ai i cili kishte vendosur që ky takim të zhvillohet në Kiev, ndërsa vitin tjetër finalja do të luhet në stadiumin e Atletico Madrid, në ‘Wanda Metropolitana’. /Periskopi/

Shpërndaje në: