Cristiano Ronaldo: Policia hipi në anije me armë, a jemi vrasës apo çfarë?

Cristiano Ronaldo: Policia hipi në anije me armë, a jemi vrasës apo çfarë?

Cristiano Ronaldo verën e kaluar ishte në qendër të vëmendjes pasi iu nënshtrua një hetimi nga autoritetet tatimore spanjolle

Ylli portugez ka zbuluar tmerrin që kishte përjetuar verën e kaluar kur gjatë pushimeve në Formentera u ndalua nga policia spanjolle, shkruan Periskopi.

“Ka mijëra anije në Formentera dhe policia me kamera hipi në më të voglën,” ka thënë Ronaldo për ‘La Sexta’.

“A jemi vrasës apo çfarë? U ngjita dhe pyeta ‘çfarë po ndodhë këtu?’ Aty kishte armë dhe kamera. Më ka bezdisur ky rast, por çfarë të bësh?

33-vjeçari më tutje ka thënë se problemet me taksat do të zgjidheshin pasi vetëm një gjë në këtë jetë nuk ka zgjidhje, ajo është vdekja.

“E vetmja gjë që nuk ka zgjidhje është vdekja.Gjithçka tjetër ka një zgjidhje.

“Ka gjëra të padrejta, por çfarë të bësh,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: