Pirlo: Ti doje një mesfushor tjetër, tani falenderoje Zotin që më ke mua!
Beppe Marotta e dëshironte transferimin e Gokhan Inler te Juventus dhe jo të Andrea Pirlos
Andrea Pirlo iu bashkua Juventusit në vtitin 2011 nga Milan, ndërsa si ‘Biankoner’ fitoi Scudetton katër herë, transmeton Periskopi.
Giorgio Chiellini ka zbuluar diçka interesante nga festa që Juve e kishte kur fitoi Scudetton e parë nën urdhërat e Antonio Contes.

Beppe Marota, drejtori i Juventusit e dëshironte atë kohë transferimin e Gokhan Inler dhe jo atë të Pirlos.
“Ai (Pirlo) është një kampion, na ka dhënë neve shumë klas në mesfushë,” ka thënë Chiellini.
“Një gjë që më vjen në mendje kur më kujtohet Andrea është rasti kur fituam Scudetton e parë me Antonio Conten.
“Pirlo shkoi te Marotta dhe i tha atij: ‘Ti e doje në skuadër Inlerin, falenderoje Zotin që më ke mua!’

“Ai ishte një person shumë i qetë, por ishtë kënaqsi që në grup të kishim një kampion si ai.
“Mendoj që çdo lojtar do të mësonte nga ai, në veçanti Miralem Pjanic, i cili do të ishte edhe më i fortë nëse do të kishte shansin që të luante dy sezone me Pirlon,”. /Periskopi/



