Lionel Messi: Nuk e mohoj, e dua këtë lojtar te Barcelona
Lionel Messi mezi po e pret transferimin e Antoine Griezmann te Barcelona
Antoine Griezmann flitet që ka marrëveshje me Barcelonën dhe se nga 1 korriku do të jetë pjesë e klubit nga ‘Camp Nou’, transmeton Periskopi.
“Është e qartë se unë e pëlqej atë. Griezmann është njëri nga më të mirët tani,” ka thënë Messi.
“Unë nuk e di nëse ka diçka konkrete për transferimin e tij, por ne jemi të gëzuar kur vijnë më të mirët dhe Griezmann është njëri prej tyre,”.
Kujtojmë që sulmuesi francez gjatë këtij edicioni ka realizuar 29 gola në të gjitha garat, derisa ishte vendimtar në finale të Europa League ku shënoi dy gola për Atleticon në ndeshjen kundër Marseille./Periskopi/




