Ismet Munishi: Superliga e Kosovës nuk ka kuptim pa këto dy klube (Foto)
Ismet Munishi ka reaguar pas përfundimit të ndeshjeve të barazhit
Vëllaznimi dhe Vushtrria nga edicioni i ardhshëm do të bëjnë gara në Ligën e Parë, ndërsa në Superligë do të jenë Flamurtari dhe Ferizaj, transmeton Periskopi.
Vushtrria dje, ndërsa Vëllaznimi sot nuk patën fat pasi humbën në penallti nga kundërshtarët.
Ismet Munishi me anë të një postimi në Facebook ka thënë se futbolli është i paparashikueshëm dhe se Superliga do të ketë më pak shikues pasi Vëllaznimi dhe Vushtrria nuk do të jenë pjesë e elitës së futbollit kosovar.
“Futbolli sporti i pare ne bote, sepse eshte i pa parashikueshem. Nje gje eshte e sigurt , se pa Vellaznimin dhe pa Vushtrrin shikushmeria do te jete shume e dobet kete edicion ne Superlig. Nese ajo thenja eshte e vertet se futbolli luhet per shikues ateher nuk ka humbe Gjakova e Vushtrria por e gjithe Kosova. E kam ni mesazh per keto klube ,, kampion eshte ai qe nuk dorzohet kurr,” ka thënë në Munishi. /Periskopi/



