Chelsea negocioi shtatë orë me trajnerin e ardhshëm, largimi i Contes i pashmangshëm

Chelsea negocioi shtatë orë me trajnerin e ardhshëm, largimi i Contes i pashmangshëm

Chelsea ka zhvilluar bisedime për shtatë orë sot në Londër me Maurizo Sarri

‘Sportitalia’ ka bërë të ditur sot është zhvilluar një takim i gjatë prej shtatë orësh me Maurizo Sarrin dhe bisedimet kanë pasur fryte, transmeton Periskopi.

Sarri u shkarkua dje nga Napoli, klub i cili nënshkroi me Carlo Ancelottin për tre vite.

Gjithmonë sipas ‘Sportitalia’ bisedimet kanë qenë pozitive dhe klubi anglez do t’i ofrojë Sarrit kontratë 2-vjeçare si dhe do t’ia paguajë klauzolën liruese prej 8 milionë euro.

Opsioni tjetër është përfshirja e David Luiz në marrëveshje, mbrojtësi kalon te Napoli, Sarri merr drejtimin e Chelseat pa paguar klauzolën tetë milionëshe. /Periskopi/
Rezultate imazhesh për sarri chelsea

Shpërndaje në: