Chelsea gjen trajnerin e ri

Chelsea gjen trajnerin e ri

Sportitalia pretendon se Chelsea ka zhvilluar një takim që zgjati shtatë orë me përfaqësuesit e Maurizio Sarri dhe është gati të paguajë klauzolën 8 milionë euro për t’i prishur kontratën me Napolin.

Trajneri është shkarkuar të mërkurën nga Napoli, duke hapur rrugë për Ancelotti-n, megjithëse i udhëhoqi drejt vendit të dytë në Serie A.

Sipas Sportitalia, takimi zgjati për shtatë orë me përfaqësuesit e Sarri-t në Londër.

Por mesa duket gjithçka ka shkuar mirë dhe Chelsea është gati t’i ofrojë një kontratë dyvjeçare trajnerit.

Pronari i Chelsea-t Roman Abramovich raportohet se është gati të paguajë 8 milionë eurot e klauzolës së tij.

Klauzola skadon më 31 maj dhe, megjithëse Napoli shkarkoi Sarri-n, ka të drejtë të kërkojë shifrën e 8 milionë eurove për teknikun.

Shpërndaje në: