Pse UEFA e zgjodhi Kievin, një qytet pa traditë për të pritur një finale të Champions League?
Shumë tifozë të Real Madridit dhe Liverpoolit janë të befasuar se si UEFA zgjodhi Kievin për t’u luajtur finalja e Champions League për këtë edicion
Real Madrid-Liverpool pritet të jetë një spektakël i vërtetë në fushë, por duhet kujtuar që tifozët e të dy skuadrave nuk janë të kënaqur me organizimin e kësaj finale, shkruan Periskopi.
Qyteti i Kievit është mjaftë problematik, ndërsa akomodimi është bërë i vështirë pasi çmimet tani janë bërë të pa përballueshme për tifozët.
Një shtrat në Kiev para tre muajve kushtonte 80 euro, ndërsa tani 800.
Më shumë se 1000 tifozë të Real Madridit kanë kthyer biletat për këtë takim shkaku i çmimeve të larta, derisa të janë edhe 2500 bileta të cilat nuk janë shitur akoma.
Kush vendosi që finalja të luhet në Kiev?
Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini kishte vendosur që kjo finale të luhet në Kiev pa menduar problemet me të cilat mund të ballafaqoheshin tifozët e klubeve finaliste.
Por, Alekasnder Ceferin, tani i pari i UEFAS-s pas tërë këtyre ngjarjeve ka thënë se organzimi për finale të mëdha si kjo e Champions League do t’u jepet qyteteve që mund të presin tifozët në mënyrë më të mirë, e jo si në Kiev, qytet nga i cili po ‘ikin’ shkaku i çmimeve të larta. /Periskopi/



