Merret vendimi, Salah nuk agjëron në ditën e finales (Foto)
Mohamed Salah nuk do të agjërojë ditën e shtunë kur Liverpool do të takohet me Real Madridin në finale të Champions League
Ylli egjiptian ditë më parë ka thënë se do të agjërojë ehde në finale, por tani është fizioterapeuti i Liverpoolit, Ruben Pons, që thotë diçka tjetër, transmeton Periskopi.
“Ne ishim në Marbella dhe nutricisti krijoi një plan pune. Nesër (e premte) dhe ditën e ndeshjes ai nuk do të agjëroj, kështu që nuk do të ndikoj tek ai”, ka thënë Pons për Cadena Ser.
Ndryshe, te Liverpool përveç Salah janë edhe Mane e Can të besimit islam, që gjithashtu pritet që të mos agjërojnë në ditën e finales. /Periskopi/




