10 pikat kyçe të finales së Kievit, kush e vendos finalen e Champions League?

10 pikat kyçe të finales së Kievit, kush e vendos finalen e Champions League?

Real Madrid do të takohet në finale të Champions Legue me Liverpoolin

Finalja e madhe e Champions League do të luhet të shtunën me fillim nga ora 20:45 në Kiev të Ukrainës, shkruan Periskopi.

Zakonisht finalet vendosen nga detajet e vogla, ndërsa më poshtë i keni 10 protagoinstët e kësaj ndeshje nga Ronaldo deri te gjyqtari kryesor.

1.Cristiano Ronaldo

Real Madrid ka nevojë për gola dhe lidershipnë në fushë dhe kush më mirë se Ronaldo e bën këtë punë? Portugezi ka shënuar 15 gola në Champions League këtë edicion.

2. Mohamed Salah

Ylli i Liverpoolit po shijon një sezon fantastike duke thyer disa rekorde, ndërsa triumfi në finale do të ishte qershia mbi tortë.

3. Portierët

Keylor Navas është kritkuar këtë edicion pasi ka bërë disa gabime në ndeshjen ndaj Juventusit, por tregoi paraqitje të mirë ndaj Bayernit.

Loris Karius pritet të jetë startues në finale për Liverpoolin, por Navas është dukshëm më i mirë se gjermani.

4. Marcelo

Marcelo do të ketë punë që të ruajë lojtarin më në formë Mohamed Salah dhe pritet të jenë 90 apo 120 minuta ‘vuajtje’ për yllin brazilian.

5. Posedimi i topit

Asnjërës skuadër nuk i kryen në punë posedimi i topit për të fituar në finale, pasi ‘arma’ kryesore e të dy ekipeve janë kundërsulmet.

6. Ritmi i ndeshjes

Liverpool në ndeshjet ndaj Man Cityt dhe Romës në ‘Anfield’ e niste ndeshjen vrullshëm ku edhe loja që tregonte kishte rezultat.

Në anën tjetër Real Madrid ka mesfushën më të mirë në botë me Modric, Kroos dhe Isco.

7. Gareth Bale

Uellsiani mund të jetë arma sekrete e Zinedine Zidane. Bale nuk dihet nëse do të startoj, por pritet që të ketë minutazhë në këtë takim.

8. Dy skuadrat të uritura për fitore

Real Madrid mund të shkruajë historinë duke fituar tre herë radhazi Champions League, ndërsa në anën tjetër Liverpooli kërkon të fitojë trofeun që i ka munguar tash e 13 vite.

9. Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpoolit është njëri nga më të mirët në pesë vitet e fundit dhe me Dortmundin e kishte mposhtur Realin e Jose Mourinhos me rezultat 4:1 në ‘Signal Iduna Park’.

10. Gjyqtari kryesor

Serbi Milorad Mazic do ta drejtojë finalen e madhe dhe të gjithë sytë do të jenë tek ai shkaku që këtë edicion në Champions League ka pasur shumë momente kontraverze nga gjyqtarë. /Periskopi/

Shpërndaje në: