“Kam blerë 300 fanella të Liverpoolit për t’ia dërguar njerëzve në fshatin tim”
Sadio Mane ka thënë se do t’i dërgoj 300 fanella të Liverpoolit në fashtin e tij Bambali
Sadio Mane ka bërë një gjest fantastik për banorët e Bambalit, duke i shpërblyer ata me fanella të Liverpoolit, transmeton Periskopi.
“Kam blerë 300 fanella të Liverpoolit për t’ia dërguar njerëzve në fshatin tim,” ka thënë Mane.
Ylli senegalez ka thënë se askush nuk do të punoj ditën e shtunë në fashtin e tij.
“Askush në fshatin tim nuk do të punoj në ditën e finales,”.
Sadio Mane këtë edicion në Champions League ka shënuar nëntë gola. /Periskopi/



