Zyrtare: Ismet Munishi merr drejtimin e klubit të njohur kosovar

Zyrtare: Ismet Munishi merr drejtimin e klubit të njohur kosovar

 

Ismet Munishi do të jetë trajner i ri i Besës nga Peja. Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri i njohur kosovar.

Në një prononcim për Indeksonline, Munishi ka thënë se ka arritur marrëveshje 1 vjeçare me Besën.

“Kam arritur marrëveshje me Besën nga Peja. Jam shumë i kënaqur me këtë. Kjo është hera e parë për mua dhe Besën që do të garojmë në Ligën e Parë, por bëhet fjalë për një projekt madhor”.

“Do ta sjellim shpejt Besën në një situatë që do ta ketë fjalën kryesor në futbollin kosovar”, ka thënë Munishi.

 

 

Shpërndaje në: