Veshi po i rridhte gjak, Beyonce nuk ndërpreu koncertin për bamirësi
35-vjeçarja arriti si gjithnjë të shkundë skenën gjatë koncertit të bamirësisë të bashkëshortit të saj Jay Z, pavarësisht veshit të gjakosur për shkak të tërheqjes së fortë të vathit.
Lëndimi ishte aq serioz, saqë gjaku nisi të rridhte në qafën e 20 herë fitueses së çmimit Grammy, por kjo nuk ndikoi aspak në performancën si gjithnjë të jashtëzakonshme të divës amerikane.






