Agim Bahtiri mban gruan ul në prehër dhe i uron 39 vjetorin e martesës: Vetëm vdekja mund të na ndajë
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri është bërë romantik me rastin e 39 vjetorit të martesës, raporton Periskopi.
Ai ka publikuar në “Facebook” një fotografi, ku shihet teksa përqafohen ngrohtë me gruan e tij.
Ai e uron gruan për 39 vjetorin e martesës dhe i thotë se vetëm vdekja mund t’i ndajë.
“Përjetësisht së bashku me plotë dashuri dhe asnjëherë me tradhti”, shkruan Bahtiri ndër të tjerash.
Lexoni të plotë publikimin e tij:
39 vjet dashuri, sakrificë dhe vlera për një familje të lumtur dhe të shëndosh.
39 vjet së bashku, duke ndërtuar të ardhmen për familjen tonë.
39 vjet martesë, ku qëllim kryesor ka qenë familja e lumtur që jemi sot.
Faleminderit për gjithçka dashuria ime.
Përjetësisht së bashku me plotë dashuri dhe asnjëherë me tradhëti.
Vetëm vdekja mund të na ndajë.
Gëzuar përvjetorin e 39-të të martesës./Periskopi




