Neymar: Dua të punoj me Pep Guardiolan
Neymar Junior dëshiron që të punoj nën urdhërat e Pep Guardiolas
Ylli brazilian nuk dëshiron që të qëndrojë në ‘Parkun e Princave’ ndërsa shumë klube kanë shprehur interesim për të, shkruan Periskopi.
Real Madrid flitet se mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Neymarit, por është vetë futbollisti që ka shprehur haptas dëshirën për të punuar me trajnerin e Manchester Cityt, Pep Gurdiolan.
“Unë gjithmonë kam dashur që të punoj me Guardiolan,” ka thënë Neymar për ‘ESPN Brazil’.
“Është ndryshe, unë erdha te Barça pasi ai u largua. Unë me të vërtetë dua që të punoj me të,”.
Ish-lojtari i Barcelonës u transferua verën e kaluar te PSG për shumën prej 222 milionë euro. /Periskopi/.



