Kur dashuria për klubin kalon limitet, tifozët e Liverpoolit shiten makinat për të shikuar finalen e Champions League (Foto)

Kur dashuria për klubin kalon limitet, tifozët e Liverpoolit shiten makinat për të shikuar finalen e Champions League (Foto)

Stephen ‘Mono’ Monaghan ka përcjellur Liverpoolin që nga viti 1960, ndërsa para finales kundër Realit ai ka ndarë momentet e tij më të mira si tifoz i klubit anglez

Nëse një tifoz ju thotë që ai ose ajo ‘shkon gjithkund’ për ta shikuar Liverpoolin, e keni një menyrë të lehtë për ta vërtetuar nëse ata po e thonë të vërtetën, shkruan Periskopi.

Pyeti ata nëse e njohin ‘Monon’, ose më mirë, pyetni nëse ‘Mono’ i njhe ata, nëse po atëherë ju vërtetë keni qenë në çdo finale të Liverpoolit të luajtur në Evropë.

‘Mono’ është Stephen Monaghan, një tifoz 59-vjeçar i Liverpoolit nga Haleëood, ndryshe njihet si ‘Mbreti i Kop’, i cili ka përcjellur Liverpoolin nga viti i largët 1960.

Dhe, po ky njeri ka se çfarë të tregoj, derisa të shtunën do ta përjetojë një tjetër finale në Evropë, atë ndaj Real Madridit e cila luhet të shtunën në Kiev.

“Unë jam 59 vjeç, por ndihem si të jem 16. Unë nuk kam fjetur ditëve të fundit. Mendja ime ka qenë vetëm ‘Kiev, Kiev, Kiev’,” ka thënë fillimisht Mono.

Romë 1977

“Thonë që dashuria e parë është më e mira,” ka thënë Mono duke qeshur.

Si për ‘Monon’ ashtu edhe për tifzoët tjerë të Liverpoolit qyteti i Romës është i veçantë pasi aty kanë filluar finalet e mëdha në Evropë.

Liverpool fan Stephen Monaghan in Rome, 1977

“Ne ishim 30 mijë tifozë atje, askush nuk e besonte këtë, njerëzit shisnin makinat e shumëçka tjetër vetëm për të shkuar atje,” ka thënë ‘Mono’.

Liverpool kishte mposhtur Monchegladbach me rezultat 3:1.

Wembley 1978

Pas një viti, Liverpooli përsëri ishte në finale të Champions League, ku do të takohej me Club Brugge, transmeton Periskopi.

“Ishte gjithçka për ne. Të jesh skuadra më e mirë në Evropë, do të thoshte shumë për ne. Ne kishim një skuadër të shkëlqyer dhe donim ta dëshmonim këtë.

Goli i Kenny Dlaglish vendosi gjithçka derisa ‘Mono’ e përshkruan atë si hero. “Ai ishte heroi im. Para 50 viteve, njëri nga shokët e mi më dha një pikturë dhe një mesazh nga Kenny si dhuratë.

“Ai shkruajti në të ‘Për Monon, Mbretin e Kop’. Kenny për mua është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave që ka veshur fanellen e Liverpoolit.

Paris 1981

Liverpooli në këtë vit kishte mposhtur Real Madridin në ‘Parkun e Princave’, ndërsa do të takohet me spanjollët përsëri, kësaj radhe në Kiev.

Liverpool v Roma, 1984

“Ishte finalja e vetmë ku unë nuk kisha marrë kameren me vete. Unë bëja fotografi me të gjithë pasi nuk e kisha kamerën time.

“Finalja ishte shumë e vështirë për t’u fituar pasi Reali kishte një skuadër të mirë. Nuk ishte një ndeshje e mirë, por ishte një natë e madhe.

Romë 1984

Kësaj radhe Roma nuk ishte vend i mirë për tifozët pasi ata u rrahën pas ndeshjes nga tifozët vendas me Liverpoolin që kishte mposhtur në finale Romën pas penalltive (4:2).

Mono's proud flag 'The Old Lady'

“Ishte njëra nga ndjenjat më të mira që kam pasur ndonjëherë,” vazhdon rrëfimin ‘Mono’.

“Shumë tifozë ishin të gatshëm për t’u rrahur. Ishte e frikshme. Por, unë kurrë nuk do ta harroj atë se çfarë ka nodhur brenda në lokalin ‘The International’, kishte edhe policë me armë. Ai më pyeti se a dëshironin më probleme, ndërsa unë i premtova që nuk do të ketë asgjë.

Stanboll 2005

Liverpooli kundër Milanit luajtën finalen më të bukur që është parë ndonjëherë në Champions League. Italianët kishin epërsinë prej tre golave pas pjesës së parë, por ‘Të Kuqtë’ të udhëhequr nga Steven Gerrard barazuan rezultatin në pjesën e dytë dhe më pas triumfuan në penallti.

Stephen Monaghan and son Joe

Kjo finale ishte pak e zbehur për tifozin e famshëm të Liverpoolit pasi babai i ‘Mono’ ndërroi jetë vetëm një ditë para ndeshjes me Olympiakson në dhjetor të vitit 2004.

“Kur Gerrard shënoi, unë shpërtheva në lot.

“Unë kam edhe tani emocione, kam qajtur edhe në Stanboll kur fituam. Më kujtohen të gjitha këto ndeshje, kam shumë kujtime.

Kiev 2018?

Liverpooli pas 11 viteve rikthehet për të luajtur në një finale të Champions Legaue kundër Real Madridit.

‘Mono’ do të jetë prezent edhe në këtë finale të Kievit.

“Unë tashmë kam bërë teshat e mia të hekurta gati, unë nuk mund të pres më,” thotë duke qeshur 59-vjeçari.

Nuk kishte thënë kot Steven Gerrard: ‘Nëse ne do të luanim një ndeshje në hënë, tifozët tanë do të gjenin një mënyrë për të na përkrahur edhe atje,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: