Tifozi 75 vjeçar i Liverpoolit shpërthen në lot, i anulohet fluturimi për në Kiev, humbet finalen e parë evropiane (Video)
Një tifoz i Liverpoolit ka humbur mundësinë për ta shikuar finalen ndaj Real Madridit shkaku që i anulimit të fluturimit për në Kiev
Ernie është emri i tifozit të Liverpoolit, i cili ka qenë në çdo finale që klubi anglez e ka luajtur në Evropë, shkruan Periskopi.
Ai ishte i pafat pasi ka humbur mundësinë për ta shikuar finalen me Real Madridin pasi në minutat e fundit iu është anuluar fluturimi për në Kiev, derisa kur e ka kuptuar këtë 75-vjeçari ka shpërthyer në lot.
Në një video të shprëndarë nga Liverpooli, tifozi thotë “Do të jetoj edhe për një finale të Klopp,”.
UEFA bëri një gabim të madh që vendosi që kjo finale të luhet në Kiev, një qytet pa traditë për të organizuar një finale të tillë pasi nuk është vetëm Ernie që humbet mundësinë për të qenë në stadium por edhe shumë tifozë të tjerë të Liverpoolit dhe Real Madridit shkaku që nuk ka fluturime të shpeshta për në Kiev. /Periskopi/



