Ylli i Juventusit: Më urdhëruan që të humbas këtë ndeshje, nëse nuk do ta bëja sot do të isha i vdekur

Ylli i Juventusit: Më urdhëruan që të humbas këtë ndeshje, nëse nuk do ta bëja sot do të isha i vdekur

Douglas Costa ka rrëfyer një ngjarje aspak të këndshme kur sa ishte pjesë e Gremios ishte detyaruar që ta humbiste ndeshjen ndaj Flamengos

Douglas Costa kaloi një sezon fantastik me Juventusin ku fitoi dopietën, Serie A dhe Coppa Italia, transmeton Periskopi.

Mesfushori brazilian për televizionin ‘Pilhado’ ka bërë një rrëfim jo të këndshmë duke thënë që ka qenë i detyruar që të bëjnë favor ndaj Flamengos.

“Ishin në rezultatin 1-1 në fund të pjesës së parë. para fillimit të pjesës së dytë erdhi lajmi se Internacional do të bëhej kampioni i ri i Brasilerao. Duhej të luaja për të mos fituar. Nëse do të kishim mundur Flamengon, sot do të isha i vdekur”, ka thënë Costa.

“Në fund, ndeshja përfundoi 2-1 për Flamengo dhe të gjithë ishin të lumtur. Na u urdhërua që ta humbisnim atë takim. Është normale që drejtuesit të zbresin në dhomat e zhveshjes, sidomos para një ndeshje të rëndësishme. Flamengo po duelonte për titullin, stadiumi “Maracana” ishte plot.

“Na thanë që të bënim atë që dëshironim, që përgjegjësia ishte e jona. Nëse do ta fitonim takimin, nuk do të largoheshim dot të gjallë nga ai qytet. Do të kishte qenë një njollë në historinë e Gremio, që t’i jepte titullin Internacional. Nëse do ta fitonim atë ndeshje, do të ishim të vdekur,”./Periskopi/

Shpërndaje në: