Pacolli po e pret nisjen e ndeshjes Real Madrid-Liverpool, ja me kë do ta shikojë (Foto)
Finalja e madhe që do të zhvillohet edhe pak minuta ndërmjet Real Madridit dhe Liverpoolit në Kiev të Ukrainës, ka tërhequr edhe vëmendjen e politikanëve.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se ndeshjen do ta përcjellë me tre djemtë e tij.
Madje ai ka zbuluar se është tifoz i Liverpoolit, shkruan Periskopi.
Ai i ka uruar edhe Dua Lipës suksese në hapjen e kësaj ngjarje të madhe.
‘Pas Iftarit po bëhem gati me djemtë e mi të ndjekim finalen e Champions League në Kiev. Unë sonte jam me Liverpoolin por ju? Po ashtu i uroj sukses Dua Lipës në hapjen e kësaj ngjarje të madhe.’, ka shkruar Pacolli në Facebook./Periskopi/




