Pas Salah tani duke qarë largohet edhe ylli i Real Madridit
Dani Carvajal është lënduar dhe është zëvendësuar nga Nacho në minutën e 35-të
Finalja e madhe po zhvillohet në Kiev ndërmjet Realit dhe Liverpoolit derisa pas 35 minutave lojë dy lojtarë janë larguar nga fusha shkaku i lëndimeve, shkruan Periskopi.
Salah u lëndua pas një dueli me Ramos, ndërsa Dani Carvajal pësoi një zgjatje muskulare.
Edhe Carvajal ashtu si Salah doli i përlotur nga fusha dhe vendin e tij e zuri Nacho. /Periskopi/



