S’ka dilema, Real Madridi është ‘BABA’ i Champions League, s’e bën hesap as Liverpoolin (Video)
Real Madrid e fiton për herë të tretë me radhë Ligën e Kampionëve
Real Madrid mposhti Liverpoolin me rezultat 3:1, në një ndeshje ku pati, lëndime, gola të bukur dhe gabime të pafalshme të Loris Karius, raporton Periskopi.
Liverpooli e nisi vrullshëm takimin duke dominuar, por në momentin që Salah lëndohet bie tempo dhe filloi një dominim i Realit.
Pjesa e parë veçohet me lëndimet e Mo Salah dhe Dani Carvajal të cilët u larguan nga fusha duke qarë, për t’u zëvendësuar nga Lallana dhe Nacho.
Rasti parë serioz në këtë finale i takoi Iscos në minutën e 47-të, i cili goditi shtyllën.

Karim Benzema kaloi Realin në epërsi në minutën e 51-të pas një gabimi amatoresk të Loris Karius, por Sadio Mane u këndërpërgjigjë pas vetëm katër minutave për ta barazuar rezultatin në 1:1.

Gareth Bale në minutën e 64-të shënoi golin më të bukur në karrierë duke e rikthyer epërsinë e Realit në 2:1.

Uellsiani shënoi edhe një herë në minutën e 84-të pasi Karius bëri gafën e radhës.
Kështu vërtetohet që Reali është ‘BABA’ i Champions League pasi e fiton këtë trofe për herë të 13-të. /Periskopi/




