Zidane: Bale hyri në lojë dhe bëri atë që dinë më së miri, çfarë doni të ju tregoj më?
Zinedine Zidane është ndarë shumë i kënaqur me triumfin e tretë me radhë në Champions League
Reali e mposhti Liverpoolin në finalen e Kievit me rezultat 3:1 në një ndeshje ku shkëlqeu Gareth Bale, edhe pse hyri në lojë nga banka rezervë, shkruan Periskopi.
Bale shënoi një gol të jashtëzakonshëm me rofeshatë në finale.
“Bale hyri në lojë dhe e bëri atë që dinë ta bëjë më së miri, çfarë tjetër dëshironi që unë të ju tregoj?
“Finalja ishte e të gjithëve. Ne po shkruajmë histori dhe po jetojmë këto momente.
Ai foli edhe për gafat e Loris Karius.
“Këto gjëra ndodhin në lojë. Ne besuam në shanset tona edhe kur ata barazuan rezultatin,” përfundoi francezi. /Periskopi/




