Flet fytyra tragjike e finales: Unë ia humba finalen Liverpoolit, më falni!

Flet fytyra tragjike e finales: Unë ia humba finalen Liverpoolit, më falni!

Loris Karius i ka pranuar gabimet që ka bërë në finale dhe ka kërkuar falje

Liverpooli humbi 3:1 nga Reali me portierin gjerman që bëri dy gafa të pafalshme në këtë takim, shkruan Periskopi.

Së pari gaboi duke ia ‘falur’ topin Benzemas i cili me fat e dërgoi topin në rrjetë.

Gafa e dytë ishte në fund të takimit ku pas një goditje nga Bale nuk arriti ta ndalte topin mirë dhe Reali rriti epërsinë në 3:1.

“Gabimet e mia ia humbën skuadrës finalen,” ka thënë Karius.

“Më vjen keq, më vjen shumë keq, më falni…”. /Periskopi/

Shpërndaje në: