Presidenti i Real Madridit ka këtë përgjigje pas paralajmërimit të Ronaldos se do largohet nga klubi

Presidenti i Real Madridit ka këtë përgjigje pas paralajmërimit të Ronaldos se do largohet nga klubi

 

I kënaqur që e fitoi titullin e tij të pestë dhe të trembëdhjetin për Real Madridin, presidenti Florentino Perez e ka analizuar ndeshjen dhe deklaratën e Cristiano Ronaldos pas saj.

Portugezi la të kuptohej se do të largohet nga klubi madrilen, duke e zbehur një natë që ishte madhështore për Real Madridin.

“Çdo kush ka të drejtë të flasë, gjëja me rëndësi është klubi dhe në një ditë si kjo të gjithë po e festojmë Ligën e Kampionëve”, tha Prerez.

“Gjithmonë flasim për të dhe pastaj asgjë nuk ndodh, por unë jam i lumtur që Cristiano i ka pesë Kupa Evropiane si unë. Pyeteni atë, ai do të qëndrojë; ai ka kontratë”, theksoi presidenti madrilen.

Shpërndaje në: