Tifozët e Real Madridit e kallin qytetin pas fitores ndaj Liverpoolit (Video)
Mijëra tifozë madrilienë mbrëmë dolën në rrugët e kryeqytetit spanjoll për të festuar fitoren në finalen e Ligës së Kampionëve, kundër Liverpoolit.
Me fishekzjarre në duar e brohoritma, i gjithë sheshi ishte mbushur me dashmirës të Real Madridit. Ata kanë krijuar një atmosferë rrëqethëse, shkruan Periskopi.
Në Kiev të Ukrainës dje u zhvillua finalja e Ligës së Kampionëve ndërmjet Realit dhe Leverpoolit. Fanelbardhët arritën të ngrisin kupën lartë, me rezultat 3 me 1./Periskopi/
Për të shikuar videon, KLIKO KETU



