E ‘kërcënuan’ se do të largohen nga Reali, ky është reagimi i Zidane për Bale dhe Ronaldon

E ‘kërcënuan’ se do të largohen nga Reali, ky është reagimi i Zidane për Bale dhe Ronaldon

Zinedine Zidane ka thënë se Ronaldo do të qëndrojë te Real Madrid, ndërë situata e Gareth Bale është më e komplikuar

Real Madrid triumfoi për herë të tretë me radhë në Champions League pasi në finale mposhti Liverpoolin me rezultat 3:1, shkruan Periskopi.

Pas ndeshjes, Ronaldo dha një deklaratë duke paralajmëruar një largim të mundshëm nga Reali këtë verë, por Zidane beson se ai do të qëndrojë.

“Cristiano Ronaldo do të qëndrojë te Real Madrid, por ne do të shohim në ditët në vijim,” ka thënë Zidane.

“Unë mendoj se ai është lojtar për Realin dhe ne nuk mund ta përshkruajmë atë se çfarë ka bërë në karrierë.

Ndërsa për Bale ka thënë diçka tjetër.

“Situata e tij është më e komplikuar. Të gjithë kane intereseat e veta dhe mund të mendojnë për të ardhmen.

“Kjo është skuadra tani dhe nuk ndryshon asgjë. Si gjithmonë unë tentoj që ta bëjë më të mirë për skuadrën,” përfundoi francezi. /Periskopi/

Shpërndaje në: