Çfarë po ndodhë me Ronaldon, pse ia prishi festën Realit?

Çfarë po ndodhë me Ronaldon, pse ia prishi festën Realit?

Real Madrid fitoi për herë të tretë me radhë Ligën e Kampionëve, ndërsa Ronaldo dhe Bale zbehën festën e klubit shkaku i deklaratave që kishin të bënin me largim nga Madridi

Po, Kievi ishte si, Cardiff, si Milan, si Lisbona, si Glasgoë, Paris e Amsterdam, Reali e ka fituar Ligën e Kampionëve plotë 13 herë në histori të klubit, shkruan Periskopi.

Ruben Jimenez me anë të një opinioni në gazeten e afërme me Realin ‘Marca’ ka ‘goditur’ dy yjet e Real Madrid.

Loja e bukur e futbollit luhet për tifozët, ndërsa dje ‘Los Blancos’ nuk mund të festonin me stil triumfin shkaku i deklaratave të Bale e Ronaldos.

Gjëja e parë që Ronaldo e tha pas ndeshjes ishte ‘jam i lumtur që isha pjesë e Realit Madridit’, këtë e tha në kohë dhe vend të gabuar, derisa të tjerët ishin duke festuar.

Cristiano Ronaldo flet për të ardhmen e tij në të njëjtën kohë kur kolegët e tij po festonin fitoren e Kievit … Ku është problemi Cristiano?

Nëse keni ndonjë problem me klubin, me presidentin ose me të ardhmen tuaj do të ishte më mirë për ta zgjidhur atë në mënyrë private.

Dhe nëse keni nevojë të bëni publik zemërimin tuaj, pse duhet ta bëni kur skuadra juaj është në qiellin e shtatë duke fesutar?

Nëse Ronaldo largohet tifozët do të mbajnë zi, por nëse ai ka kuptuar diçka gjatë këtyre viteve në Madrid, është se retë e zeza, ashtu si euforia, zgjasin vetëm një javë në këtë klub.

Kjo pasi javët në vijim përsëri lojtarët rikthehen për të konkurruar për një vend në formacionin startues.

Le të shohim pra nëse Ronaldo do të mund të fitoj kaq shumë Champions League me ndonjë klub tjetër.

Ndërsa për Bale është e njejta gjë:

Dëshiron të largohesh?

Dëshiron me të vërtetë të largohesh?

Unë nuk mendoj kështu, është shumë ftoftë jashtë ‘Bernabeut’.

Këtë do ta kuptojnë të dy nëse përfundimisht do të vendosin që të largohen nga Madridi. /Periskopi/

Shpërndaje në: