Klopp: Donim të merrnim gjithçka në këtë finale, por për fat të keq nuk morëm asgjë

Klopp: Donim të merrnim gjithçka në këtë finale, por për fat të keq nuk morëm asgjë

Liverpool nuk arriti të fitojë trofeun e Champions League, duke u dorëzuar në hapin e fundit, në finalen e Kievit, ku u mund 3-1 nga Real Madridi.

Një mallkim që vazhdon për trajnerin Jurgen Klopp, që rrëfen këtë dështim: “Dëmtimi i Salah është serioz, ishite një ngjarje që na tronditi të gjithëve, i preu krahët ekipit.

“Pjesën e parë të ndeshjes e luajtëm mirë, patëm edhe raste shënimi. Megjithatë, asnjë nuk do të flasë se përse u mundëm, pasi të gjithë do të flasin për festën e Realit”, tha trajneri gjerman i “reds”.

Duke folur për gafat e portierit Karius, trajneri Klopp shprehet:

“Pësuam disa gola qesharakë, ndërsa ai me roveshatë ishte fantastik. Në futboll duhet edhe fat për të fituar, por në këtë finale nuk e patëm me vete, madje e patëm kundër.

“Po luanim ashtu si ne dimë, por më pas rrjedha e lojës mori një rrugë tjetër, me fatin që na u përplas kundër. Donim të merrnim gjithçka në këtë finale, por për fat të keq nuk morëm asgjë”.

Shpërndaje në: